Dalin fakte të reja, ish zv.ministrja e Brendshme udhëtoi më shumëse 1 herë me makinën e Habilajve

Janë zbuluar të tjera informacione sot rreth faktit që ish-zv.ministren e Brendshme, aktualisht deputete e PS në Kuvend, Elona Gjebrea, ka udhëtuar më shumë se një herë me makinën e Moisi Habilajt, bashkë me ish-ministrin Saimir Tahiri.

Deputetja e PD, Dhurata Çupi, deklaroi në një dalje për media se Gjebrea ka udhëtuar më shumë se njëherë me makinën e grupit kriminal, i cili akuzohet për trafik ndërkombëtar droge.

“Deputetja Elona Gjebrea, krahu i djathtë i Saimir Tahirit për katër vjet në krye të Ministrisë së Brendshme, ka disa ditë që shmang pyetjen e thjeshtë, nëse ka udhëtuar në Greqi me makinën e vëllezërve Habilaj. Dje, ajo refuzoi me arrogancë t’u përgjigjet pyetjeve direkte të gazetarëve për këtë çështje. Arsyeja është e thjeshtë: Elona Gjebrea ka udhëtuar më shumë se një herë në makinën e drogës së Habilajve”, tha ajo

Ndër te tjera ajo i ka dretuar edhe disa pyetje me rendesi per çeshtjen:

Prandaj Elona Gjebrea duhet që të sqarojë publikisht:
· Pse udhëtoi privatisht për në Greqi?
· Pse në këto udhëtime nuk mori makinën dhe shoferin e saj?
· Pse nuk udhëtoi qoftë edhe me makinën e saj private?
· Pse zgjodhi të udhëtojë me makinën e Habilajve?

Zonja Gjebrea duhet gjithashtu t’i përgjigjet pyetjes:
· A është takuar ndonjëherë me Habilajt?
· Nëse po, përse është takuar?

Zonja Gjebrea duhet gjithashtu të sqarojë opinionin publik:
· Si Koordinatore Kombëtare Kundër Trafikimit a ka qenë ajo e informuar për trafikun masiv të drogës dhe të armëve nga Shqipëria në Itali dhe Greqi?
· Cilët drejtues të lartë të shtetit ka informuar?
· Çfarë masash ka marrë ajo për këtë gjë?

Si deputete e Kuvendit të Shqipërisë ajo sot duhet të përgjigjet edhe për një pyetje tjetër:
· A ndjen kjo përfaqësuese e popullit ndonjë përgjegjësi morale dhe politike për lulëzimin e krimit dhe të drogës në Shqipëri gjatë katër viteve që ajo ishte numër 2 i Ministrisë së Brendshme?

Është koha që Elona Gjebrea të përballet me përgjegjësitë e veta. Krimi në Shqipëri lulëzoi, se me të u bë palë direkt apo indirekt e gjithë qeveria, përshi Elona Gjebrean. Cilado qoftë apo jo përgjegjësia penale e Elona Gjebreas, sot është dita që ajo t’i kërkojë falje popullit të saj dhe të bashkëpunojë me drejtësinë./Express


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu