Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ndodhet në Kryeministri në Tiranë ku po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama.
Temat që do të diskutohen janë të shumta, nga “Shengeni ballkanik”, ku Kosova e ka një ftesë, për të vijuar tek një seri marrëveshjesh që janë firmosur nga të dy qeveritë ndër vite, por që kanë pika të pa implementuara dhe të mbetura në letër.
Rama javën e kaluar deklaroi se do t’ i propozonte Kurtit figurën e një ministri shteti për marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë, ide e pëlqyer edhe nga Kurti. /albeu.com/










