Dalin pamjet e takimit të Saimir Tahirit me biznesmenin Orest Sota (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video, ku shihet takimi mes biznesmenit Orest Sota dhe ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri gjatë rikonstruksionit të Komisariatit numër 6 në Tiranë.

Sota është personi i arrestuar nga Policia e Elbasanit, të cilit gjatë një kontrolli iu gjetën në makinë 863 mijë euro dhe 2 leje drejtimi për mjete lundruese në emër të Saimir Tahirit.

Mësohet se firma që kishte marrë në atë kohë rikonstruksionin e Komisariatit numër 6 në Tiranë, ishte regjistruar vetëm pak javë para se të shpallej tenderi.

Siç duket nga pamjet, i pranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako, i cili shoqëronte ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahirin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu