Dalin pamjet tragjike, këngëtari i njohur Ibrahim Tatlises aksidentohet bashkë me vajzën, zjarrfikësit po tentojnë nxjerrjen e tyre nga mjeti (FOTO)

Këngëtari i njohur turk Ibrahim Tatlises është aksidentuar mëngjesin e sotëm në Bodrum. Artisti mësohet se ka qenë duke udhëtuar bashkë më të bijën dhe shoferin.

Mësohet se ata ende nuk janë nxjerrë nga makina, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje. Mendohet se ata kanë marrë lëndime të rënda.

Mësohet se artisti kishte një koncert këtë mbrëmje dhe ishte rrugës për në ambientet ku do të mbahej, por dyshohet se si pasojë e motit të keq dhe rrugës së lagur, mjeti i tij ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një kamion.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu