Dalje e madhe e qytetarëve në votime në komunat me shumicë serbe, prinë Zveçani dhe Mitrovica e veriut

Dalje masive e qytetarëve në votime është vërejtur sot në komunat me shumicë serbe. Nga tetë komunat me shumicë serbe, komuna e Zveçanit renditet e para me daljen më të madhe të qytetarëve në votime.

Deri në orën 15:00 në këtë komunë kanë dalë 56,91% e qytetarëve. Pas Zveçanit, e dyta renditet Mitrovica e veriut më 55,03% të pjesëmarrjes së qytetarëve.

Edhe komunat tjera me shumicë serbe kryesojnë për numrin më të madh të qytetarëve. Në Zbuin Potok kanë votuar 47,97% e qytetarëve, në Graçanicë 32,47 %, në Ranillug 46,68%, Partesh 36,30% dhe Kllokot 37,50%.

Dalja e përgjithshme e qytetarëve në votime në tërë territorin e Kosovës deri në orën 15:00 është 26,9%. /Telegrafi/

Më poshtë keni renditjen e komunave me shumicë serbe me daljen më të madhe të qytetarëve në votime:

Zveçan 56,91%

Mitrovicë e veriut 55,03%

Leposaviq 47,97%

Zubin Potok 44,53%


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu