Dallimi mes Ronaldos dhe Messit sipas Ferdinandit

Ish mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, mendon se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë të ngjashëm shumë, duke përmendur vetëm një përjashtim.

Mbrëmë (e mërkurë) anglezi pati mundësinë që në ‘Camp Nou’ të shoh një shfaqje spektakolare të argjentinasit, që shënoi dy gola në fitoren 3:0 të Barcelonës ndaj Chelsea në Ligën e Kampionëve.

“Unë mendoj se ai dhe Cristiano janë lojtarët më të mirë”, ka deklaruar Ferdinand për ‘BT Sport’.

“Diferenca mes tyre është mentaliteti, Cristiano është ‘më pasoni topin në zonën ku mund të shënojë’, ndërsa Messh shpesh shihet në pozitën e mesfushorit defensivë duke pranuar topin, duke luajtur me nga një të prekur”.

“Cristiano është një golashënues i pastër, ai nuk shqetësohet për të qenë në mesfushë për të ndjekur ritmin e ndeshjes, por kërkon që ai të jetë ai që do të ‘vrasë ndeshjen’. Messi në anën tjetër, përfshihet në ritmin e ndeshjes vazhdimisht, ky është dallimi”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu