Dani Alves i ofrohet Barcelonës, befasohet me përgjigjen që e mori

Barcelona nuk është e interesuar ta rikthejë mbrojtësin e djathtë, Dani Alves, edhe pse vetë futbollisti brazilian i është ofruar ish-klubit të tij

Dani Alves u nda nga Paris Saint-Germaini gjatë kësaj vere dhe tash është në kërkim të klubit të ri, shkruan Gazeta Express.

Mbrojtësi i djathtë e kaloi një eksperiencë fantastike në Kupën e Amerikës me Brazilin, me të cilin e fitoi trofeun, ndërsa në nivelin individual ishte në “top”.

Prandaj, kohëve të fundit flitej se futbollisti brazilian mund të kthehet në Barcelonë gjatë kësaj vere.

E përditshmja spanjolle “Sport” shkruan se drejtuesit e Barcelonës janë kontaktuar nga vetë futbollisti, i cili e ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Camp Nou, por që ai është informuar nga krerët e klubit se nuk janë të interesuar për shërbimet e tij.

Alves kishte fituar gjithçka me gjigantin katalunas gjatë eksperiencës së kaluar aty.

Interesim për përfaqësuesin brazilian ka shfaqur edhe Interi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu