Dani dhe Bes Kallaku publikojnë duetin e ri “O bir”

Humoristi i njohur, Bes Kallaku, dhe këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ramadan Krasniqi – Dani, kanë publikuar duetin e tyre më të ri.

“O bir” titullohet kënga e tyre e re, e cila është ritmike dhe me tinguj të zhanrit popullore në prapavijë.

Muzika është realizuar nga Edlir Begolli, ndërsa vargjet e tekstit i ka shkruar Endrit Mumajesi, i njohur si Muma.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, i cili është mjaft interesant dhe me skena satirike nga humoristi Kallaku.

Ana vizuale e projektit është realizuar nga Eduart Grishaj.

Dani ka qenë shumë aktiv këtë vit me bashkëpunime, pasi ka sjell disa të tilla para pak muajsh me këngëtarët Yll Limani e Labinot Tahiri.

Ndërkohë, Bes Kallaku nuk ka munguar po ashtu nga ana e bashkëpunimeve, pasi gjatë vitit ka sjell disa këngë në bashkëpunim me emra si Gent Fatali dhe Ermal Fejzullahu.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu