Dankan: Politikanët në Maqedoni duhet të vendosin vetë

Ministri britanik për Evropën dhe Ballkanin, Alan Duncan ka thënë se liderët politikë në Maqedoni duhet të marrin vetë vendimet rreth zgjidhjen së krizës politike dhe formimit të qeverisë së re. Ai pas takimit me kreun e LR-PDSH-së Ziadin Sela, tha se se vendi i tij nuk do të përzihet në punë e brendshme të Maqedonisë, ndërsa u zotua se është i gatshtëm të ndihmojë Shkupin ne procesin e integrimit në NATO dhe BE.

“Jam shumë i kënaqur nga vizita, ishte shumë e rëndësishme. Tentova të takohem me të gjithë. Ne nuk ndërhyjmë në politikat tuaja, ne duam të bëjmë gjithçka që mundemi që ta ndihmojmë të ardhmen e Maqedonisë, që shpresoj do të përfshijë integrimin në BE dhe NATO, për stabilitetin tuaj afatgjatë dhe sigurinë. Unë nuk i udhëzoj politikanët e Maqedonisë. Zgjidhja është e tyre, jo e imja”, deklaroi Alan Duncan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu