DAP ka një lajmërim të rëndësishëm për qytetarët e Maqedonisë

Të gjithë personat fizik që gjatë 2018 kanë realizuar të ardhura duke I përfshirë edhe ata që kanë pranuar vetëm rroga dhe pensione, duhet të regjistrohen në sitemin e DAP, “E – tatimi personal”.

Nga DAP u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos pritete afati i fundit që është 31 dhjetori i këtij viti. Obligim për tu regjistruar kanë të gjithë personat fizik shfrytëzues të pagës,regresit për pushim veror , fitimit nga lojërat të fatit ,nga shtete te jashtme etj.Këta qytetarë duhet të paraqiten në linkun e pdd.ujp.gov.mk dhe pasi të paraqiten, duhet që të vërtetojnë të dhënat në DAP.

“Parakushti i vetëm për regjistrim është që të kemni E -postë valide ku do jenë emri i shfrytëzuesit dhe i njejti do shërbejë për komunikim me DAP.Në faqën hyrëse të sistemit “E- tatimi personal “, ka një pjesë ku regjistrohet shfrytëuesi i ri i sistemit.Me hyrjen në këtë pjesë të sistemit do hapet përmbajtja e faqes, ku duhet në mënyrë të obligueshme të shënohen të dhënat për identifikim”, u shpreh Muhamed Avdic nga DAP.

Përmes sistemit elektronik DAP deri më 30 prill 2019 , duhet t’ua dorëzojë qytetarëve fletparaqitja e plotësuar tatimore vjetore. Qytetarët do kenë mundësi ti vërtetojnë apo ti korrigjojnë këto të dhëna më së voni deri më 31 maj 2019.Në këtë sistem elektronik deri më tani të regjistruat janë 13 mijë qytetarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu