Dardan Molliqaj parasheh rikthim të PDK-së në pushtet, tregon si do të ndodhte kjo

Sipas Dardan Molliqajt të Partisë Socialdemokrate, nëse dështon arritja e marrëveshjes mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e qeverisë, kjo do të sillte rikthimin e Partisë Demokratike të Kosovës në pushtet. Ai ka thënë se nuk ka kuptim që VV e LDK të çojnë vendin në zgjedhje të reja e të synojnë më pas koalicion të ri mes vete, por njëra nga to do të bënte koalicion me PDK-në për qeverinë e re.

“LDK është parti e elitave, sistemeve të gjata të politikës, lojën politike qysh ata e shohin është edhe negociimi në tavolinë, LDK-ja nuk po del jashtë vetes. LDK-ja që nga fillimi me PDK-në ka qenë në këtë logjikë, ndërsa VV nuk është parti e elitave. VV-ja ka qasje dominuese, e dominon tjetrin”, ka thënë ai në KTV.

“Nuk po bëhen më negociatat në takime por në studiot televizive, pra që ta dominojnë tjetrin. Për mua, si parti opozitare, është vetëm një kërkesë, ata duhet ta krijojnë një qeveri. Ata e marrin përgjegjësinë që nuk po dallojnë kurrgjë”, ka thënë Molliqaj duke iu referuar se fillimisht u duartrokit mënyra e tyre e negociatave për programin mirëpo në fund doli se “janë si gjithë të tjerët, duke ngecur të pozitat”.

“Nuk do të mund të qeverisin mirë, gjatë krejt kohës do të këqyrin kush kë po e rrezikon. E kanë të pamundshme për shkak të dallimeve të thella ideologjike që kanë. Besoj se do të rritet numri i kritikëve në LDK kundër këtij bashkëpunimi, nga vdekja e Rugovës, LDK-ja po kthehet në një parti e cila i shërben partisë së parë për ta bërë qeverinë”, ka shtuar ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu