“Dashuria është përgjigjja!”, Armina Mevlani zbulon detajin e veçantë nga fustani i nusërisë

Armina Mevlani pritet t’i thotë “PO” partnerit të saj, Shkëlzen Berishës në një dasmë madhështore që do të mbahet ditën e nesërme. Teksa po merret me përgatitjet më të fundit, blogerja ka zbuluar një detaj nga velloja e saj. Ajo ka treguar një pjesë nga velloja, ku është qëndisur “Love is the answer’.

Armina është treguar shumë hermetike për dasmën e saj. Ajo ka zbuluar se zgjodhën ta mbajnë dasmën në shtator pasi vjeshta është një stinë që e pëlqejnë të dy. Moderatorja e njohur ka zgjedhur 3 fustane për dasmën e saj, njëri prej të cilëve është krijim i Vivienne Westwood enkas për të.

Ndërkohë për 2 fustanet e tjerë, Armina ia ka besuar stilistëve shqiptar. “Fustanet e shkreta kanë qenë që 2020. Njëri prej tyre është bërë nga një stiliste e imja e preferuar dhe është enkas për mua, nga Vivienne ëestëood. Tjetri është bërë nga një stilist shqiptar”, tha Mevlani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu