Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka dhënë një intervistë në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7.
Haradinaj ka folur për Trepçën dhe Ujmanin, duke thënë se shteti ynë nuk duhet të heqë dorë nga këto pasuri.
Ai thotë se nuk i duhen askujt minare të xhamive, në këmbim të Trepçës dhe Gazivodës.
Është folur shpesh se në mund t’i marrim 13 fshatra në Luginë të Preshevës, të cilat mund të kalojnë në Kosovë. Pra, thuhet se ne mund t’i marrim 13 minare të xhamive në këmbim të Trepçës dhe Gazivodës”, ka thënë Haradinaj.










