De Biasi tregon të metat e shqiptarëve: “Hanë në mënyrë të ekzagjeruar, kanë pjata të çuditshme”

Ish-tekniku i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi ka surprizuar edhe njëherë me deklaratat e tij për shqiptarët.

De Biazi ishte i pranishëm në mbrëmjen për 120 vjetorin e Federatës Italiane të Futbollit, së bashku me emra të mëdhenj si: Mançini, Kapelo, Ançeloti, Konte apo Alegri.

Edhe njëherë tekniku italian ka treguar eksperiencën e tij nën drejtimin e kombëtares sonë, por duke dhënë detaje të çuditshme në lidhje me atmosferën në autobus, apo edhe ushqimet.

Ai u shpreh:

“Atje(në Shqipëri) hanë në një mënyrë shumë të ekzagjeruar, kanë pjata të çuditshme, pasi edhe futbollin e përjetojnë në një mënyrë lozonjare. Autobusi pastaj, dukej si një diskotekë me muzikën të ngritur në maksimum. Magazinieri e vendos muzikën, ti afrohesh e ul zërin, ndërsa ai e ngre përsëri.”

Por përtej kësaj, italiani e cilësoi si një eksperiencë të mirë drejtimin e kombëtares shqiptare, ndërkohë që pranon se kjo përvojë i ka mësuar atij shumë gjëra.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu