Debati me Ramën, Greqia rikthen “fshesën” ndaj shqiptarëve në kufi

Gjatë 24 orëve, pala greke ka kthyer mbi 100 shqiptarë. Portali “Albeu” mëson se ky kthim ka ndodhur për dy arsye. E para lidhet me mungesën e dokumentave dhe një arsye tjetër është mungesa e shumës prej 100 euro në ditë.

Lidhur me këtë situatë është prononcuar edhe drejtori i kufirit, Arjan Feri, i cili ka thënë se fluksi i kthimit është normal.

Për të, kjo dyndje ka ardhur për shkak të punimeve sezonale.

Nga ana tjetër, qytetarët shqiptarë janë shprehur se i kthejnë pa arsye, pasi ata janë të pajisur me dokumenta. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu