Debutoi me Italinë në moshën 18-vjeçare, plot 12 skuadra vihen pas talentit Gnonto

Wilfried Gnonto ka bërë debutimin e tij me Italinë në moshën 18-vjeçare, duke shfaqur një lojë shumë të mirë. Talenti i madh italian mori ftesë nga trajneri Roberto Mancini pasi vinte nga një sezon i jashtëzakonshëm në Superligën e Zvicrës me Zurichun ku u shpall kampion.

18-vjeçari dy vite më parë iu bashkua gjigantit zviceran Zurich nga Interi dhe ka shkëlqyer këtë edicion me 10 gola e pesë asistime.

Por e ardhmja e tij duket larg Zurichut, pasi plot 12 skuadra janë vënë pas talentit të madh italian.

Roma, Lazio, Napoli, Fiorentina, Sassuolo dhe Monza e duan transferimin e tij në Serie A, derisa Borussia Moenchegladbach, Freiburg e Hoffenheim në Gjermani.

Skuadrat tjera që duan shërbimet e tij janë Lyon, Royal Antwerp dhe PSV Eindhoven.

Zurichu do ta ketë shumë të vështirë ta mbajë në skuadër lojtarin, por synon që nga shitja e tij të fitojë rreth 10 milionë euro.

Kujtojmë që Gnonto debutoi me Italinë në ndeshje ndaj Gjermanisë ku asistoi në golin e Lorenzo Pellegrinit. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu