Dedikimi i ‘lamtumirës’ së Olsës që përloti Borën

Dje emisioni “Përputhen” nisi sezonin e katërt të tij, me shumë ndryshime, siç edhe ishte paralajmëruar. Në fakt, për nostalgjikët e dikurshëm të programit, vetëm autorja në prapaskenë dhe opinionisti ishin të njëjtë. Në të gjitha segmentet tjera, “Përputhen” nuk ngjante asgjë në atë të dikurshmen.

Formula, prezantuesja, faqosja grafike, studio ishin ndryshimet, nga të cilat sigurisht se për publikun, u vërejt më së shumti mungesa e prezantueses le të themi historike të programit, Bora Zemani.

“Përputhen” nisi me Ori Nebiajn dhe pas dy sezonesh shumë të suksesshme bashkë, duke kaluar në sfida nga më të ndryshmet, autorja Muhameti i dha ‘lamtumirën’ Borën përmes postimeve.

“Nuk di nga t’ia nis e nuk di ku të mbaroj. Ti e di sa të vlerësoj në çdo aspekt. Profesional, njerëzor, si këshilluese, si super mike që je. Kam qenë me fat që t’kam njohur e po aq me fat që kam punuar me ty” – është shprehur autorja në një fotografi të përbashkët.

Kjo duket ta ketë emocionuar Borën. Mes “emoji” me lot në sy, prezantuesja e njohur është shprehur:

Ja që ka edhe ‘ndarje’ të bukura. Mbyllëm dy sezone të forta por që do kujtohen me nostalgji e që do na marrë malli gjithmonë. Falemnderit për mbështjetjen që nuk ma ke kursyer asnjëherë. Kam besim që do bësh gjëra edhe më të bukura me energjinë dhe përkushtimin tënd. Tani ta lëmë ndarjen profesionale dhe të kthehemi tek lidhja shoqërore. Nesër e lamë atë kafen? Të dua shumë Olsa”.

Kujtojmë se Borën tashmë e pret një sfidë e re profesionale.

Nga tetori, asaj i është besuar prime-time i spektaklit të kërcimit “Dancing with the stars” në Top Channel.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu