Deklarata e Thaçit për bashkimin e Luginës me Kosovën, ja si e quan kryeministrja serbe

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq tha se deklarata e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi mbi bashkimin e Bujanovcit, Preshevës dhe Medvegjës me Kosovën nuk është serioze dhe se ishte një deklaratë për qëllimet e tyre të brendshme politike.

E pyetur për të komentuar deklaratën e Thaçit se marrëveshja e paqes nuk do të vijë pa bashkimin e këtyre komunave me Kosovën dhe duke shpresuar që aleatët perëndimorë të Kosovës do ta bindin Serbinë në këtë mënyrë, ajo theksoi se kjo nuk është diskutuar dhe se është e pabesueshme dhe se ” tani po përhapen në territorin e Serbisë qendrore”.

“Në interes të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, unë nuk do të komentoj më tej atë”, shtoi ajo, transmeton Klan Kosova.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu