Deklarohet Kurti pas takimit me Sekretarin Blinken: Ishte i përzemërt dhe i dobishëm

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka pritur në takim Presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Në një adresim para mediave pas takimit, kryeministri Kurti e ka vlerësuar lartë takimin me Sekretarin amerikan të Shtetit.

“Takimi që patëm me Blinkenin ishte i përzemërt dhe i dobishëm me çrast treguam që Kosova është rrëfim suksesi i dyfishtë. Së pari rrëfim i një suksesi të ndërhyrjes së NATO-s dhe së dyti formimi i një demokracie cilësore”.

Kurti thotë se nga Amerika kërkuan mbështetje në disa fusha përfshirë ekonominë dhe mbrojtjen.

“Kërkuam nga Sekretari Blinken shtimin e ndihmës ushtarake dhe investimeve amerikane. Kosova e ka rritur buxhetin e mbrojtjes”, deklaroi Kurti./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu