Deklarohet Xhavit Haliti për taksën 100 për qind ndaj Serbisë

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka folur për “Gazeta Blic”, rreth presionit të vazhdueshëm që po i bëhet Qeverisë për heqjen e taksës 100 për qind ndaj Serbisë. Në veçanti pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që kjo masë të hiqet urgjentisht.

Ai, tha që Qeveria duhet të vendosë rreth taksës. “Qeveria e ka vendosur taksën, dhe ata duhet të vendosin nëse duhet ta heqin”, tha ai. I pyetur se a po e rrezikon kjo taksë miqësinë e Kosovës me SHBA-në, Haliti tha që për këtë e dinë më mirë Qeveria.

Kurse, gjatë ditës së sotme Qeveria e Kosovës ka pranuar edhe një ‘ultimatum’ nga SHBA lidhur me heqjen e taksës.

Kurse, gjatë ditës së sotme Qeveria e Kosovës ka pranuar edhe një ‘ultimatum’ nga SHBA lidhur me heqjen e taksës.

1. “Masat tarifore janë marrë pa asnjë konsultim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

2. “Shprehim zhgënjimin e thellë që pas letrës së Presidentit Trump drejtuar Presidentit Thaçi, jo vetëm që nuk ka pasur reflektim pozitiv nga ana e Qeverisë së Kosovës, por janë shtuar produktet të cilat i nënshtrohen tarifës“.

3. “Kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të tarifës. E njëjta tarifë mund të rivendoset në rast se dështon marrëveshja me Serbinë“.

4. “Mbështetja e SHBA-ve për Kosovën nuk është e pakushtëzuar. Kosova për momentin e bart barrën e rrezikimit të dështimit të dialogut“.

5. “Nëse tarifa nuk suspendohet urgjentisht, SHBA-të do të suspendojnë asistencën në fushën e sigurisë, pra mbështetjen për FSK“.

6. “Suksesi dhe arritja e marrëveshjes nuk ndërlidhen me rolin e znj. Federica Mogherini dhe BE-në. Arritja e marrëveshjes është interes strategjik i SHBA-ve, prandaj është e papranueshme për ne vënia në pikëpyetje e këtij qëllimi strategjik nga ana e veprimeve të papergjegjshme të liderëve kosovarë”.

7. “Në rast se marrëveshja dështon për shkak të Kosovës, barrën e përgjegjësisë dhe pasojat do t’i bartë vetë Kosova dhe individët përgjegjës për këtë dështim“

8. “Kosova me sjelljet e saja të papërgjegjshme po e rrezikon seriozisht miqësinë me SHBA-të”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu