Deklarohet zyrtarisht edhe LDK për takimin e sotëm

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është deklaruar në lidhje me takimin e sotëm që pati lideri i saj, Isa Mustafa dhe i VV-së, Albin Kurti, shkruan GazetaBlic.

LDK përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se në takimin e sotëm janë shpalosur qëndrimet e tyre që tashmë janë të njohura edhe për publikun.

Shton se qëndrimet e LDK-së janë të balancuara për të dyja palët e që i shërbejnë stabilitetit të qeverisjes së vendit.

Shkrimi i plotë i LDK-së:

Në takimin e sotëm kemi shpalosur qëndrimet tona, tashmë të njohura dhe publike për opinionin. Konsiderojmë që këto qëndrime janë të balancuara për të dy palët dhe që i shërbejnë stabilitetit të qeverisjes së vendit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu