Del në shitje kukulla që i vendos fëmijët në gjumë

Nëse do të pyesnim mamatë e reja se cili është moment më rraskapitës i ditës padyshim që do të ishte orari i vendosjes së fëmijëve në gjumë. Të vendosësh një fëmijë në gjumë duket thuajse e pamundur. Duke e ditur mjaft mirë këtë shqetësim një mama e re nga Islanda ka projektuar një kukull që ndihmon fëmijët të flenë më shpejtë dhe si mund të imagjinoni, prindërit janë të gatshëm të paguajnë shuma të pabesueshme për të patur një kukull të tillë në duart e tyre.
Kukulla që ndjell gjumë quhet Lulla, dhe u krijua nga Eyrún Eggertsdóttir, nënë e dy fëmijëve që ka studiuar psikologji.

Duke ditur efektet pozitive të qënurit afër një fëmije në shtrat, Eggertsdóttir projektoi këtë kukull super të butë që me shtypjen e një butoni i stimulohet procesi i frymëmarrjes se qetë dhe të rrahurat e zemrës.

Me sa duket, është e vërtetuar që karakteristikat e kukullës së “gjallë” e bëjnë atë një lodër perfekte për t’u pasur në shtrat. Natyrisht, prindërit janë mrekulluar nga kjo kukull magjike dhe brenda pak ditëve janë shitur 5.000 të tilla. Daily Telegraph raporton që një kukull e tillë kushton 350 $ dhe mund të blihet në eBay.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu