Delawie: BE duhet të heqë dorë nga barazimi i fajit, në rastet kur Serbia ka më shumë faj

Bashkimi Evropian duhet të heqë dorë në mënyrë imediate nga qasja ku bënë përgjegjës të barabartë Kosovën dhe Serbinë, kur në të vërtetë Beogradi zyrtar për një rast të caktuar është shumë më fajtor, thotë ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Diplomati Delawie i cili ka shërbyer si ambasador i SHBA-ve në Kosovë për një periudhë tre vjeçare mendon se BE-ja në situatën e Kosovës dhe Serbisë duhet të marrë levat në dorë e ta fus dialogun në binarë, stacioni i fundit i së cilës është zgjidhja e mosmarrëveshjes Kosovë-Serbi.

Delawie, i cili tashmë ligjëron lëndën e diplomacisë në Universitetin “George Mason”, thotë se e ka parë propozimin franko-gjerman plan që propozon zgjidhje sipas modelit të dy-Gjermanive.

Ai thekson se gjithmonë ka besuar që pikërisht Marrëveshja e Dy Gjermanive, ka mundur të ofrojë një model të dobishëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjes Kosovë-Serbi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu