Demiri: Taravari të qartësojë pozicionin e tij, ne mbetemi të hapur për bashkëpunim opozitar

Abdush Demiri nga Lëvizja Besa thonë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë në opozitë me Aleancën për Shqiptarët, shkruan TV21. Mirëpo, fillimisht Demiri thotë që kreu i ASH-së, Arben Taravari duhet të qartësojë pozicionin e tij.

“ASH dhe Taravari duhet të qartësojnë pozicionin e tyre, a do të vazhdojnë të mbeten në qeverinë e Ali Ahmetit apo do të pozicionohen me opozitën. Ne si front opozitar jemi të hapur për bashkëpunim edhe me ASH-në nëse ndryshojnë qëndrimin e mbetjes në qeverinë e krimit dhe korrupsionit”, tha për TV21 Abdush Demiri – Sekretar i Lëvizjes Besa.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu