KOMUNIKATË PËR MEDIA NGA VLEN:
Kumtesa e sotme e BDI-së është dëshmia më e qartë e panikut që ka kapluar radhët e tyre. Pasi për vite të tëra e lanë Tetovën peng të premtimeve boshe dhe dështimeve, sot përpiqen ta politizojnë një proces që më në fund po merr zgjidhje.
Qytetarët e dinë se problemi i emrave të rrugëve dhe shesheve nuk u krijua nga VLEN-i, por është trashëgimi e papërgjegjësisë së integristëve.
Në vend që të pranojnë fajin për lëshimet e tyre, ata zgjedhin të nxisin tensione dhe të përhapin dezinformata.
VLEN mbetet e përkushtuar që çështja e emrave të rrugëve në Tetovë të zgjidhet në mënyrë ligjore, institucionale dhe në interes të qytetarëve. Ndërsa BDI merret me protesta dhe propagandë, ne merremi me zgjidhje konkrete dhe me realizimin e projekteve që i duhen Tetovës.
Koha e manipulimeve ka përfunduar. Tetova meriton punë, përgjegjësi dhe rezultate, jo panik politik.
Ata tentuan të protestojnë për jurisprudencën, por jo vetëm jurisprudenca po edhe 50 provimet tjera ne po i rregullojmë.
Protestojnë per emrat, edhe këto po i rregullojmë. Mos protestojnë edhe për problemet brendapartiake se edhe ato do ua rregullojmë!










