Barcelona u rikthye te fitorja por Lionel Messi me dëmtimin e tij prishi festën katalanasve. Argjentinasi luajti vetëm 45 minutat e pjesës së parë ndërsa më pas për shkak të problemeve fizike u detyrua të largohet nga fusha e blertë për tu zëvendësuar me Ousmane Dembele.
Pas ndeshjes, Ernesto Valverde foli për dëmtimin e Messit.
“Kishte pak siklet në muskulin e këmbës së majtë, kështu që nuk deshëm ta rrezikojmë. Do të presim ekzaminimet mjekësore për të parë shkallën e dëmtimit. Të shpresojmë që mos të jetë diçka serioze. Do të presim analizat”, tha tekniku i Barçës.
Messi të hënën u shpërblye me çmimin e lojtarit më të mirë në botë nga FIFA, ndërsa mediat në Spanjë raportojnë që ai mund të mungojë edhe ndaj Getafes.










