Depay gjithmonë e më shumë bardh e zi, zbulohet shifra modeste

6 milionë euro për dy sezone. Ky ështe premtimi që i ka bërë Juventusi sulmuesit holandez të Barcelonës, Memphis Depay. I dalë jashtë projektit të Xavit, Barcelona kërkon ta largojë pa i paguar asnje qindarkë por bomberi tulipan duket se nuk e pranon këtë propozim pa arkëtuar me parë diçka nga prishja e kontratës.

Gjithsesi, sulmuesi dhe bardhezinjtë parimisht kanë rënë dakort që të nënshkruajnë menjëherë nëse Depay largohet nga katalanasit dhe kartoni i tij nuk do të kushtojë asnjë qindarkë.

Depay është një objektiv i vjetër i bardhezinjve dhe duket se ky është momenti ideal për ta transferuar në Torino pas dështimit të pistës “Morata”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu