Depay mund të rikthehet në Angli, Newcastle gati t’ia plotësojë kërkesat financiare

Memphis Depay vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij, nëse do të mbetet te Barcelona apo do të largohet.

Sulmuesi holandez prej disa javësh ishte në bisedime me Juventusin, por kërkesat e larta financiare bën që Zonja e Vjetër të heq dorë nga ai.

Barcelona po kërkon një skuadër që dëshiron ta transferojë holandezin dhe së fundmi në garë është futur Newcastle United.

Skuadra angleze e ka nisur për mrekulli këtë edicion në Ligën Premier dhe synon që të rikthehet në garat evropiane pas më shumë se 15 vitesh.

‘Laraskat’ kanë shfaqur interes për Depayn dhe janë gati t’i ofrojnë atij një pagë prej mbi tetë milionë eurove neto në sezon.

Barcelona nga ana tjetër është gati ta lirojë Depayn nëse fiton 15 milionë euro nga shitja e tij.

Paratë nuk janë një problem për Newcastlen, por tani mbetet të shihet nëse Depay do të pranojë ofertën e tyre. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu