Deputetet e Vetëvendosjes sot në Tetovë në mbështetje të VLEN

Deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu Hyseini dhe Fitore Pacolli sot qëndruan në mbështetje të Koalicionit VLEN në Tetovë.

“Bashkërisht i informuam qytetarët me “Planin 2030 VLEN”. Biseduam edhe për sferat në të cilat mund të bashkëpunojnë kuvendet e dy republikave në të ardhmen, por edhe për bashkëpunime të tjera të cilat janë në interes të qytetarëve në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Në fund, i falënderova edhe njëherë për mbështetjen e parezervë që na japin për Ndryshimin qëë VLEN të ndodh në vendin tonë”, ka shkruar në një postim në fb, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu