Deputeti demokrat: Qeveria Rama vendos prioritare marrëdhëniet me Serbinë, krijon një situatë të rrezikshme për Kosovën dhe Shqipërinë

Deputeti demokrat Tritan Shehu, ka komentuar vizitën e presidentit Bajram Begaj në Kosovë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai tha se marrëdhëniet shtetërore Shqipëri-Kosovë kanë nevojë për produktivitet, jo thjesht për formalizëm.

Marrëdhëniet shtetërore Shqipëri-Kosovë kanë nevojë për produktivitet, për ndryshime e përmirësime thelbësore, jo thjesht për formalizëm. Aktualisht këto janë në nivelet më negative të tyre, janë në krize. Vizitat e ndërsjellta nuk duhet të ngelin vetëm në nivelin formal të tyre. Thelbi është për të kuptuar se për neve e Rajonin marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë duhet të jenë prioritare ndaj atyre Shqipëri-Serbi. Duhen marrëdhënie shtetërore normale Shqipëri-Serbi, por pa kaluar një cak, i lidhur ky me marrëdhëniet Serbi-Kosovë.

Marrëdheniet Shqipëri-Serbi nuk mund të mos influencohen nga ato Serbi- Kosovë. Pikërisht ky është problemi i Qeverisë Rama, që vendos prioritare marrëdhëniet me Serbinë, duke krijuar një situatë të rrezikshme për Kosovën, Shqipërinë e Rajonin. Rama sakrifikon marrëdhëniet me Kosovën në funksion të atyre me Serbinë. Dhe ndaj kësaj lidhje duhen mbajtur pozicionime të qarta, qoftë dhe nga Presidenti i Republikës.

Pa bërë këtë kthehemi maksimumi në formalizëm, në fakt shumë më keq. Problemet nuk mund të zgjidhen duke i anashkaluar ato, problemet duhen përballuar, diskutuar, hapur publikisht që të zgjidhen. Këtu vjen dhe përballja me “Ballkanin e Hapur”, që është iniciativë e Vucic për të zbehur pavarësinë e Kosovës, vendosur hegjemoninë serbe, sfumuar projektet e domosdoshme europiane e shtyn Rajonin drejt Lindjes. Kështu ky “Ballkan i Hapur” nuk mund të transformohet kurrë në një iniciative të dobishme për Kosovën, Shqipërinë e Rajonin, ai duhet hedhur në “kosh”! Ne na duhet iniciativat e Brukselit. Kjo çështje nuk mund të anashkalohet”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu