Deputeti i AAK-së: Je fmijaq o Albin, Isa të mashtron sa herë të don

Deputeti i AAK’së, Shkumbin Demalijaj, e ka quajtur fëmijërore sjelljen e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, ndaj të parit të LDK’së, Isa Mustafa,

Përmes një statusi në Facebook, Demaliaj e quan Kurtin fëmijë të mashtrua që ka rënë nën kthetrat e Isa Mustafës.

“Shumë fmijaq dhe lehtë i mashtrueshëm për pushtet në shtetin që as vet nuk e njeh njësoj sikur fqinji verior, ky far Albini..!! Je i humbur o Albin..!!”

Ai vazhdon më tej duke i bërë me dije që mos ta mbajë veten për të ditur se do ta pësojë rëndë nga kryetari i LDK-së.

“Isa ty të mashtron sa herë të don se ta ka lexu trurin dhe etjen për pushtet,por sdua ta teproj më me ty, veç të them se duhet ta mbash mend se Isa po të mashtron o i dituri Albin..!!”

Më poshtë lexoni shkrimin e plotë:

Hirushja (Albin Kurti) i mashtruar si fëmijë pas pushtetit , ka rënë nën kthetrat e shtrigës(Isa Mustafa). Shumë fmijaq dhe lehtë i mashtrueshëm për pushtet në shtetin që as vet nuk e njeh njësoj sikur fqinji verior, ky far Albini. Je i humbur o Albin!

Isa ty të mashtron sa herë të don se ta ka lexu trurin dhe etjen për pushtet,por sdua ta teproj më me ty, veç të them se duhet ta mbash mend se Isa po të mashtron o i dituri Albin./gazetametro.net


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu