Deputeti i PDK-së vendos fotografinë e Thaçit prapa ulëses së kryetares Osmani

Me të filluar Kuvendi i Kosovës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka vendosur prapa karriges së kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani fotografinë e presidentit Hashim Thaçi.

Një reagim i tillë i opozitës, saktësisht PDK-së vjen pasi Osmani ka zhvendosur fotografinë e presidentit Thaçi në një kënd tjetër të zyrës së saj, për ta zëvendësuar me fotografinë e ish presidentit Ibrahim Rugova.

PDK ka kundërshtuar një veprim të tillë të Osmanit, duke e quajtur kundërligjore, raporton Telegrafi.

Ndërkaq, kryetarja Osmani ditë më parë ka thënë se nuk e ka larguar nga zyra, por vetëm e ka zhvendosur në një kënd tjetër të zyrës.

Ajo ka thënë se nuk ka shkelur ligjin dhe nuk do të merret më me këtë çështje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu