Deputeti i LSDM-së “Aleanca për Shqiptarët nuk del nga Qeveria edhe të ia kërkojmë këtë gjë me pushkë” (VIDEO)

Partitë në pushtet nuk po merren vesh për zgjedhjen e ministrit të ri të Shëndetësisë duke rrezikuar prishjen e koalicionit qeveritar. Lidhja socialdemokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim janë bashkuar në përpjekjet për t’ia marrë resorin e shëndetësisë Aleancës për Shqiptarët.

Një deputet i LSDM, i cili nuk dëshiron të flet publikisht për raportet brenda qeverisë, ka deklaruar për Almakos se ASH nuk del nga koalicioni edhe nëse nuk e merr Ministrinë e Shëndetësisë, por shton se nëse diçka e tillë ndodh, LSDM-ja dhe BDI-ja i kanë 61 votat e nevojshme për të mos lejuar të bie qeveria.

“Aleanca për Shqiptarët nuk del nga Qeveria edhe të ia kërkojmë këtë gjë me pushkë. E vërtet është se BDI-ja nuk e përkrah kandidatin e ASH, megjithatë ne as BDI-së nuk duam të ia japim këtë ministri, andaj ekziston mundësia që ta mbajmë për vete dhe partive të koalicionit t’u japim ndonjë post tjetër. Megjithatë duhet parë kjo punë, prandaj po bisedojmë, sepse nëse ne e mbajmë për vete këtë ministri duhet të dimë se kë do të vendosim aty. Po, ne i kemi 61 vota” – tha deputeti i LSDM-së sot në Parlamentin e Maqedonisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu