Deputeti serb: Njohja e gjenocidit në Srebrenicë nga Mali i Zi është më e rëndë se pranimi i Kosovës

Deputeti serb i parlamentit të Malit të Zi, Milan Knezheviq, e ka quajtur akt shumë të ulët miratimin nga ana e kuvendit të këtij shteti, të rezolutës që e cilëson atë që ndodhi në Srebrenicë, më 1995, si gjenocid.

“Kjo rezolutë është shumë më e turpshme sesa njohja e turpshme e të ashtuquajturës pavarësi e Kosovës”, ka thënë ai.

Deputeti nga radhët e Frontit Demokratik ka shkuar mëtutje, duke pretenduar se dokumenti që u votua nga parlamenti në Podgoricë, nuk është bërë e shkruar në Mal të Zi.

“Sikur të shkruhej këtu, kurrë nuk do të nënshkruhej, pasi shumica e popullsisë është kundër kësaj rezolute”, ka shtuar ai në një intervistë televizive në Beograd, përcjellë Klankosova.tv. “Kjo është një fushatë e përgjithshme kundër Serbisë. E akuzuan popullin e vetë…Fronti Demokratik nuk do ta durojë përçminim e popullit serb dhe të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi”.

Knezheviq është vetëm njëri nga politikanët e radhës, në Podgoricë e gjithandej zonave të banuara me serbe, që ka vjellë helm në raport me rezolutën e javës së kalaur të parlamentit të Malit të Zi, që njohu gjenocidin në Srebrenicë.

Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka akuzuar kuvendarët dhe vetë shtetin e Malit të Zi se me vendim në fjalë, deshën t’i vënë një njollë të rëndë popullit serb, kudo që jeton.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu