Deputeti thyen telefonin me çekiç derisa po fliste në parlament (VIDEO)

Një deputet turk ka thyer celularin me çekiç teksa po fliste në parlament. Burak Erbay, i cili është anëtar i Partisë Popullore Republikane në opozitë, po protestonte kundër një projektligji të propozuar të mbështetur nga qeveria, që synon të luftojë “dezinformimin” në internet.

Në rast se kalon projektligji, njerëzit mund të hyjnë në burg për përhapjen e dezinformatave në internet, transmeton Telegrafi.

“Nëse ligji kalon këtu, ju mund ta thyeni telefonin kështu vëllezërit e mi. Nuk do të keni nevojë ta përdoni”, tha deputeti turk.

Kritikët thonë se projektligji, nëse miratohet në ligj, do të cenonte liritë e shtypit dhe do të çonte në censurë të përhapur.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu