Deputetit që votoi rrëzimin e Kurtit po i ec rroga edhe në burg

Bënë pjesë në atë që njihet si “tempulli i demokracisë”. Por, gati që gjashtë muaj, Etem Arifi nuk shkoi asnjëherë në Kuvend të Kosovës. Për pak kohë, ai iu shmang vuajtjes së dënimit me burg të cilin ia konfirmoi Gjykata e Apelit, e më pastaj u dorëzua vetë.Deputeti nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim edhe pse nuk shkoi asnjëherë në seancat e legjislativit mori pagën si të gjithë deputetet e tjerë të legjislaturës së shtatë.

Paga bazë e një deputeti të Kuvendit të Kosovës është 1 mijë e 547 euro. Kjo i bie se, për gati gjashtë muaj, Etem Arifi i kushtoi kuletës së shtetit plotë 9 mijë e 282 euro pagë pa shkuar fare në vendin e punës.

Se paga nuk iu ndërpre deputetit të dënuar me burg prej një viti e tre muajsh nga Gjykata e shkallës së dytë,pas gati gjashtë muajsh u diskutua për votën e Etem Arfiit, i cili votoi pro Qeverisë të cilës i prin Avdullah Hoti. Në fakt, vota tij e rrëzoi paraprakisht një qeveri të cilën e drejtonte Albin Kurti.Së shpejti, Gjykata Kushtetuese do të jep një përgjigje ndaj ankesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo parti po e konteston votën dhe mandatin e Arifit pasi ai ishte dënuar me vendim përfundimtar nga Gjykata e Apelit.Deputeti Etem Arifi dhe Bajram Gashi, drejtori i OJQ-së “Zëri i Ashkalinjve”, akuzohen për përvetësim të rreth 26 mijë eurove.

Sipas aktakuzës, Arifi e Gashi subvencionet e pranuara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për ashkalinj dhe egjiptas si dhe subvencionet nga Zyra e Ministrit për Integrim për festimin e ditës së flamurit për komunitetin ashkali nuk i kanë përdorur për qëllime të cilat u janë dhënë, por i kanë përvetësuar për vete dhe persona të tjerë.

Më tej, në aktakuzë thuhej se me rastin e aplikimit për marrjen e këtyre subvencioneve, Gashi në cilësinë e drejtorit të OJQ-së “Zëri i Ashkalinjve për Integrim” ka paraqitur të dhëna fiktive për OJQ-në në fjalë, të dhëna këto kusht për aprovimin e subvencionit.Ndërkaq, i akuzuari Etem Arifi si person zyrtar, deputet nga Partia e Ashkalinjve për Integrim në Parlamentin e Republikës së Kosovës, në periudhën kohore dhjetor ‎2012-2013 në Prishtinë ka ushtruar ndikim te zyrtarët e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për dhënien e subvencioneve, edhe pse ka ditur që kjo OJQ është organizatë fiktive dhe falë ndikimit të tij, OJQ-ja në fjalë ka pranuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe nga Zyra e Kryeministrit për Komunitete për festimin e ditës së flamurit për komunitetin ashkali të holla në vlerën prej 25,646.00 eurove.

Prokuroria pretendon se këto të holla të akuzuarit i kanë përvetësuar për vete.Me këtë, dy të akuzuarit ngarkohen me veprën penale mashtrim në subvencione në bashkëkryerje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu