Kuvendi i Greqisë, përmes një iniciative personale të nënkryetarit të tij Nikitas Kaklamanis mbajti një minutë hedhje në nder të terroristit të neutralizuar nga RENEA në Bularat pasi qëlloi për gjysmë dite me armë ndaj forcave të rendit.
Por, duket se kemi të bëjmë me nje veprim personal të një numri të vogël deputetësh, ndërsa shumica e përbërë nga të majtët është kundër këtij veprimi.
Deputetja e këtij grupi parlamentar, Aneta Kavadia u shpreh kundër këtij veprimi duke e cilësuar atë si një rast të izoluar në Kuvendin e Greqisë dhe që ishte kryer pa marrë miratimin e Konferencës së Kryetarëve të Grupeve Parlamentare.
Kuvendi i Greqisë kishte refuzuar mbajtjen e një minute hedhje për Katsifan disa ditë më parë.










