Der Leyen: KE do të përfshihet për gjetjen e zgjidhjes për Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, gjatë qëndrimit në Bruksel, është pritur në takim nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen.

Në takimin, në të cilin të pranishëm ishin edhe zv/kryeministri për Çështjet Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, Zaev përçoi mesazhin për përfshirje edhe më aktive të KE-së në gjetjen e një zgjidhje për zhbllokimin e procesit të negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut.

Zaev sërish theksoi se gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas i imponuar si çështje nga Bullgaria nuk duhet të jenë tema të bisedimeve, por se Brukseli dhe Shkupi zyrtar duhet të diskutojë vetëm për të ardhmen evropiane.

Identiteti maqedonas përveç që është çështje krenaria, gjithashtu është edhe çështje e fakteve, shkencës, traditës dhe simbol nacional i popullit tonë. Ai nuk do të jetë çështje për bisedime. Vlerat evropiane janë udhërrëfyes për ne, por mbrojtja e identitetit është gjithashtu vlerë evropiane”, theksoi në takim me kryetaren e KE-së Fon der Lajen, kryeministri Zaev.

Zaev shtoi se Maqedonia e Veriut i zbatoi të gjitha reformat, se implementimi i tyre është lëndë e disa proceseve për zbatimin e standardeve evropiane në vend dhe se janë plotësuar të gjitha kriteret për BE për hapjen e procesit për anëtarësim.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, është shprehur se BE-ja mbështet fillimin zyrtar të negociatave me Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur bashkë me zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Bullgarinë.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mammer, i tha MIA-s se Von der Layen përsëriti mbështetjen e saj për fillimin e negociatave me Maqedoninë Veriore, për të cilën BE dha dritën jeshile më shumë se një vit më parë, por që nuk mund të materializohet nga shkaku i vetos bullgare.

Ajo ripërsëriti mbështetjen për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe mirëpriti reformat në kuadër të procesit të anëtarësimit, ndërkohë që i inkurajoi të vazhdojnë me të njëjtin ritëm”, njoftoi Mammer.

Në takimin, Ursula von der Layen konfirmoi se KE do të përfshihet me një angazhim më të madh sepse bëhet fjalë për një proces shumë të rëndësishëm që nuk duhet të vonojë fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin në BE, dhe se ajo është e përkushtuar që të dy vendet, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të vazhdojnë bashkë rrugëtimin në BE.

Mammer shtoi se kryetarja e Komisionit inkurajon Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut të zgjidhin mosmarrëveshjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu