Nga muaji shkurt punonjësit shëndetësor, mjekët, infermierët, mjekët e ri specializantë dhe personeli ndihmës teknik do të marrin paga më të larta.
Kjo u bë e ditur sot nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai tha se kjo bëhet në përputhje me marrëveshjen kolektive të arritur me të dy Sindikatat (Sindikata e Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale dhe Sindikata e Qendrës Klinike), që ishte nënshkruar disa ditë përpara se të fillojë me punë Qeveria teknike. “Bëhet fjalë për marrëveshje e cili erdhi pas një procesi inkluziv të dialogut social që e udhëhoqëm në vazhdimësi gjatë periudhës së shkuar”, tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë. Sipas tij, nga muaji shkurt mjekët specialistë do t’i kenë pagat nga 100 mijë denarë. Gjithashtu rritje të pagave do të ketë edhe për të punësuarit e tjerë shëndetësor. Për infermierët 20-23% rritje, mjekët e përgjithshëm 25%, 15% për bashkëpunëtorët shëndetësisë si dhe 5% rritje për punëtorët teknik. Ndërkaq nga rritja e pagave janë të përjashtuar administratorët e shëndetësisë.










