Deschamps, një opsion që po vlerësohet nga PSG

Pankinat e PSG dhe United e mbajnë planetin e futbollit në këmbë. Shkarkimi i Solskjaer ka vënë në lëvizje një efekt domino që mund t’i japë fund Pochettino në Manchester dhe Zidane në Paris?

Ish- trajneri i Realit është favorit dhe kontaktet tashmë janë mbajtur me të, ndërsa argjentinasi, ndonëse është deklaruar i lumtur, shihet si teknik i përkohshëm në kryeqytetin francez, sipas ‘The Independent’.

Duke mos fituar Ligue 1 vitin e kaluar, PSG filloi të shqyrtojë opsione të tjera për stolin dhe, përveç Zizou dhe një Conte që u konsiderua para se të përfundonte në Tottenham, kishte një tjetër kandidat surprizë, Didier Deschamps. Mediat britanike pohojnë se kontaktet me trajnerin e Francës janë mbajtur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu