“Desh ma futi me thikë dhe mua”, publikohet video, ja momenti kur besimtarët kapin autorin e plagosjes së 5 personave tek xhamia “Dine Hoxha”

Kanë dalë pamjet nga momenti kur është kapur dhe neutralizuar autori i plagosjes së 5 personave në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë.

Nga pamjet duket momenti i kapjes së autorit 34 vjeçarit Rudolf Nikolli nga vetë besimtarët që ndodheshin pranë xhamisë.

Nga pamjet ndër të tjera duket momenti kur dëshmitarët e godasin me shkelma si një revoltë ndaj sulmit që ai ka bërë ndaj besimtareve në xhami.

Në pamje duket se si personat e pranishëm jashtë xhamisë kanë kapur 34-vjeçarin dhe e kanë shtrirë në tokë duke e mbajtur me forcë. “Desh ma futi me thikë dhe mua”, tha njëri prej personave që po e mbante derisa erdhi policia.

Pasi mbërritën forcat blu dhe përpiqen të prangosin autorin, një prej të pranishmëve e godet me shkelma dhe bërtet, “O legen, o maskara”.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të hënë para xhamish Dine Hoxha në Tiranë, ku 34 vjeçari ka plagosur me thikë 5 persona të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu