“Dështon” shkëmbimi i dy ministrive mes VLEN-it dhe VMRO-së, ja cilat janë!

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se tashmë i ka emrat e kandidatëve për ministra nga koalicioni VLEN dhe ZNAM, duke theksuar se ata janë të pranueshëm për të, por nuk dëshiron t’i bëjë publikë para se këtë ta bëjnë vetë partitë.

“Po, i kam emrat e ministrave të VLEN-it dhe ZNAM-it. Do t’ua lë atyre ti njoftojnë, për mua janë në rregull ato emra që i kanë propozuar”, tha Mickoski.

Siç shkruan portali Lideri.mk, në moment të fundit ka dështuar shkëmbimi i dy ministrive mes VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së. Për shkak të presionit nga opinionit dhe akuzave se po heq dorë plotësisht nga politika e jashtme, VLEN ka vendosur ta mbajë resorin e eurointegrimeve, me çka nuk është bë shkëmbimi i paralajmëruar me Ministrinë për sport dhe rini.

Në këtë valë ndryshimesh përfshihen gjithsej 7 ministri, ku kemi lëvizje të dikastereve, emërime të reja dhe ndryshim të strukturës ministrore: shtohet një ministër pa portofol nga komuniteti rom, ndërsa shfuqizohet plotësisht një dikaster ekzistues (resori për qeverisje të mirë).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu