Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Tetovë/ Trupat e pajetë të nënës dhe vajzës së mitur u gjetën nga gjyshja, arrestohet kryefamiljari

Ditën e djeshme rreth orës 14:00, një ngjarje e rëndë u regjistrua në fshatin Sllatinë të Tetovës, ku janë gjetur pa shenja jete në rrethana misterioze nënë e bijë në banesën e tyre.

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen tragjike, ku bëhet me dije se është vënë në pranga kryefamiljari.

Arrestimi i tij u bë kur doli nga spitali, pasi edhe ai është plagosur. Nga kjo ngjarje është plagosur edhe djali i mitur.

Gruaja dhe vajza e saj e mitur, u gjetën të pajeta rreth orës 14:00 në banesë në Sllatinë, ndërsa bashkëshorti dhe djali i mitur u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

50-vjeçari pas daljes nga spitali është shoqëruar në polici, ku do të mbahet deri në zbardhjen e plotë të rastit.

Sipas Alsat, trupat e viktimave u gjetën nga nëna e kryefamiljares, e cila ka shkuar në banesën e së bijës pasi është marrë një thirrje telefonike për ndihmë në urgjencën e Tetovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu