Detajet e marrëveshjes Pjanic-Arthur, mund ta zhbllokojnë transferimin e Depay te Juventusi

Barcelona dhe Juventusi janë duke përfunduar studimin e formulave për të mbyllur marrëveshjen për Memphis Depay, e cila do ta çonte sulmuesin në Torino.

Gazetari i specializuar italian për afatin kalimtar, Gianluca Di Marzio, shkruan se Juventusi duhet të falë disa bonuse që mbeten për t’u paguar nga marrëveshja Pjanic-Arthur mes klubeve.

Kjo është e lidhur me numrin e paraqitjeve në fushën të boshnjakut me fanellën e Barcelonës.

Në këmbim, Barcelona do të lironte Memphisin në mënyrë që ai të kalonte falas në Juventus këtë verë.

Ndërsa sipas informacioneve të tjera nga Fabrizio Romano, Memphis do të takohet sërish këtë të enjte me Juventusin me shpresën se do të arrijë përfundimisht një marrëveshje përfundimtare.

Para dy vitesh Barcelona dhe Juventusi kishin shkëmbyer Arthur Melon me Miralem Pjanicin. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu