Detaji: “Non grata” ndaj Berishës, nga armiku i Sorosit

Qyshse i erdhi “non grata” nga SHBA, Berisha është përpjekur të ndërtojë fabulën “Soros”, pas gjithë kësaj, lehtësisht e përtypshme për militancën e verbër, por që s’është kështu mësohet ta këtë thënë i dërguari Escobar në takim me Bashën.

Sipas TCH, një ndër detajet e bisedës mes tyre ka qenë dhe kjo, pra se nga kush e ka këtë vulë ish-kreu demokrat.

“Dosja e zotit Berisha është absurde dhe çmenduri të thuhet se është hartuar nga Soros. Ajo dosje ka nisur të hartohet nga administrata e shkuar dhe kjo e tanishme”, citohet të ketë thënë diplomati i lartë amerikan.

Dhe në fakt, “non grata” ndaj Berishës është përfolur qysh me administratën “Trump”, njëherësh një armike e Sorosit, por njëherësh mbështetëse e reforma në drejtësi, pa luajtur aspak nga ajo e Obama-s, kur dhe nisi reforma në fjalë.

Nga ana tjetër, raportohet se Escobar është shprehur se lista e personave ‘non grata’ për Shqipërinë pritet të shtohet në të ardhmen me emratë tjerë nga politika dhe fusha të tjera.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu