Di Maria i jep fund dilemave, argjentinasi transferohet te klubi italian

Në Torino ka filluar numërimi mbrapsht për të parë Angel Di Marian veshur me fanellën e Juventusit. Vullneti i lojtarit për transferimin e tij në Itali i ka dhënë një shtysë të madhe përshpejtimit të negociatave.

Këtë gjë e kanë konfirmuar vetë agjentët e lojtarit të cilët janë duke negociuar intesivisht me drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”. “Jemi duke folur për detajet e fundit dhe jemi në pritje të biem dakord edhe për disa gjëra”, thanë ndër të tjera agjentët e lojtarit për La Stampa.

Një kontratë 1-vjeçare për Angel Di Marian që do të përfitojë rreth 7 milionë euro në sezon me Juventusin. Megjithatë, palët janë ende nuk negociuar pasi bardhezinjtë kërkojnë të kenë në favor edhe rinovimin e kontratës për një tjetër sezon, por që nuk është pranuar ende nga argjentinasi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu