Di Maria mbetet objektiv i Barcelonës, por primar është Raphinha i Leeds

Barcelona po shqyrton seriozisht transferimin e anësorit të Paris Saint-Germain, Angel di Maria. Katalunasit donin sulmuesin e Leeds United, Raphinha, por klubi i Ligës Premier po kërkon një tarifë shumë të lartë për brazilianin.

Leeds po kërkon afër 60 milionë euro për Raphinhan, ndërsa Barcelona është e gatshme të shkojë deri në rreth 35 milionë euro.

Drejtori sportiv i klubit, Mateu Alemany do të udhëtojë në Angli për të provuar të zhbllokojë transferimin këtë javë, por në rast se ai nuk mundet dhe Ousmane Dembele vendos të mos rinovojë marrëveshjen e tij në Camp Nou , AS shkruan se ata do të shkojnë për Di Marian.

Di Maria, dikur yll i Real Madridit, do të jetë lojtar i lirë në fund të këtij muaji dhe ka qenë në bisedë me Juventusin.

Por mësohet se ai do të preferonte kthimin në Spanjë sesa zhvendosjen në Itali. Megjithatë, atij do t’i duhej të pranonte një ulje page.

34-vjeçari dëshiron të kalojë një vit më shumë në Evropë për të siguruar që ai të arrijë në Kupën e Botës në Katar me kombëtaren argjentinase në formën më të mirë.

Ai do të kërkojë 7.5 milionë euro për sezonin dhe më pas planifikon të kthehet në shtëpi për të përfunduar karrierën e tij me Rosario Central./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu