Dialog me Bullgarinë, në fokus të drejtat e njeriut

Një qasje e re në bisedimet me Bullgarinë, me fokus në të drejtat e njeriut, është ajo që aludon Qeveria për të zhbllokuar integrimin evropian. Nisur nga deklaratat, do të tentohet që çështjet historike të vendosen në plan të dytë. Megjithatë, procesi tani nuk i nënshtrohet presionit të kohës.

Për ne nuk ka rëndësi se sa ditë do të kalojnë nga një Këshill Ministrash në tjetrin, por të gjejmë zgjidhjen, dhe jo të vendnumërojmë”, deklaroi Sanja Lukarevska, zëvendëskryetare e LSDM-së.

Deputetja e VMRO DPMNE-së, Ivanka Vasilevska, në vend të zgjidhjes pret që problemet të thellohen. Sipas saj, ende nuk ka sinjale pozitive nga Sofja.

Ky është një problem hibrid këtu, i cili shkon vetëm në dëm të Maqedonisë dhe nuk ka asnjë njoftim, as siguri se edhe gjatë presidencës franceze diçka nga kjo do të ndryshojë. Për fat të keq”, u shpreh Ivanka Vasilevska – deputete e VMRO-DPMNE-së.

Edhe Vasilevska është e mendimit se duhet ndryshuar qasja, por thotë se të drejtat e njeriut dhe çështjet historike janë komplementare. Ajo beson se diplomacia ka dështuar me pritshmëritë nga Marrëveshja e Prespës, ndaj edhe përkundër, siç thotë ajo, pazareve të lehta të pushtetit, vendi mbetet pa datë për negociata.

Ajo që është shumë më e frikshme është se nga pala maqedonase nuk ka pasur asnjë kuptim apo strategji, se si të parashikohen të gjitha rreziqet e mundshme, ose të paktën pjesërisht të arrihet një lloj konsensusi në nivel shoqëror që do të mbronte gjurmët kombëtare”, tha Ivanka Vasilevska – deputete e VMRO-DPMNE-së.

Pas paralajmërimeve të Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani se bullgarët do të hyjnë në Kushtetutë përderisa vendi negocion me Brukselin, nga VMRO DPMNE thonë se ishte e padrejtë të premtohej një gjë e tillë, duke pasur parasysh faktin se koalicioni qeverisës nuk ka dy të tretat e shumicës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu