Diaspora shqiptare bën përpjekje për të bashkuar Selën dhe Kasamin (FOTO)

Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoni po syon që të bashkojë partitë më të mëdha opozitare Aleancën për Shqiptarët dhe Lëvizjen BESA. Këto përpjekje po vijojnë pasi që janë siguruar edhe fotografi të përfaqësuesve të LDSHM të udhëhequr nga Xhevat Prespa.

Në pamjet e siguruara shihet takimi i realizuar mes krerëve të Lëvizjes BESA të udhëhequr nga Bilall Kasami me Xhevat Prespën, ndërsa në një foto tjetër shihet takimi i kryetarit të ASH-së, Ziadin Sela me përfaqësuesin e LDSHM, Ilaz Kadriu. LDSHM ishte organizatore e një vizite të përbashkët javën e kaluar të krerëve të dy partive opozitare shqiptare në Departamentin Amerikan të Shtetit. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu