Dibra, Qendër Zhupa, dhe Mavrova e Rostusha përfitojnë 2,15 milionë euro për projekte komunale

Dibra, Qendra Zhupa, dhe Mavrova dhe Rostusha morën 2.150.470 euro konform Memorandumit të cilin Qeveria e nënshkroi me komunat e vendit. Mjetet dedikohen për financim të projekteve të komunave për periudhën 2020-2024.

“Me memorandumin e nënshkruar dje për bashkëpunim me Qeverinë dhe Komunën e Dibrës për sigurim të mjeteve të destinuara për financim të projekteve komunale për katër vitet e ardhshme, për komunën tonë janë akorduar 700.000 euro. Mjetet dedikohen për tre projekte komunale për rrugët në qytet”, deklaroi për MIA-n, Hekuran Duka, kryetar i Dibrës.

Më konkretisht, bëhet fjalë për rrugët “Ali Zengonski”, “Pere Popovski” dhe “Zdravko Çoçkovski”, si dhe për një rrugë në lagjen “Venec 1”.

“Me memorandum për bashkëpunim mes Qeverisë dhe komunave, për Qendrën Zhupa janë akorduar 613.000 euro për rrugët lokale në komunën tonë, për çka kemi përgatitur projekte për disa vendbanime Mall Papradnik, Bajramovski, Pralenik dhe Koxhaxhik”, thotë Arijan Ibraim, kryetar i Qendrës Zhupa.

Komuna Mavrovë dhe Rostushë, sipas kryetarit Medat Kurtovski, ka marrë 837.470 euro për projekte komunale që do të realizohen në disa vendbanime.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu